Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se notarja kosovare Melisa Zhdrella , ka thyer rekordin e shtetit të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
Notarja Zhdrella ka thyer rekordin në disiplinën 50 metra bretkosë, në garat e zhvilluara sot, njofton Klan Kosova.
Ajo pati kohën 35.44 sekonda, me të cilën theu rekordin e më hershëm të Kosovës që ishte 35.51.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, Melisa Zhdrella zuri vendin e 35-të nga 43 garuese sa kanë marrë pjesë.
Ajo do të garojë edhe më 11 tetor në disiplinën 50 metra stil i lirë.
klankosova.tv
●●●
FSHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.