Medina Surdulli është gati t’i futet një gare ndërkombëtare.
20 vjeçarja po përgatitet për të hyrë në garë me moshatarët e saj nga vende të ndryshme të Evropës që po ashtu sikur kjo janë të prekur me down syndrom.
Bile synimi i Medina Surdullit është të dalë më e mira në garat e kampionatit evropian të notit të cilat pas një muaji do të mbahen në Itali, e që nuk janë garat e para të saj.
Bile trajneri i saj thotë se Medina është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha kategoritë e notit.
Ajo edhe para dy viteve ishte pjesë e këtyre garave, nga të cilat mori medaljen e vendit të tretë, transmeton Klan Kosova.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
https://www.youtube.com/watch?v=yTLR-dMDV7I
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.