Për dallim nga katër gjeneratat e para të Galaxy Note të cilat Samsung i kishte prezantuar në panairin IFA, në shtator, këtë herë sipas Ëall Street Journal, gjigandi teknologjik ka vendosur që gjeneratën e pestë ta prezantojë në mes të muajit gusht.
Kjo pasi vitin e kaluar, fill pas prezantimit të Galaxy Note 4, rivali i Samsung, Apple prezantoi gjeneratën e re të smartfonit të tyre të quajtur iPhone 6 Plus, që siç ndodhë gjithherë me iPhone-t e rinj mori gjithë vëmendjen.
Nuk janë zbuluar detajet e gjeneratës së pestë të Galaxy Note, por ka disa pamje të dizajnit të ri, që ende nuk dihet sa janë të besueshme, por megjithatë ekzistojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=HPHWRet-FUc
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.