Novak Djokoviq ka bërë një paraqitje të përkryer kur mposhti Juan Martin del Potro në finalen e US Open, për të fituar titullin e 14 të Grand Slam.
31 vjeçari ka fituar 6:3, 7:6(7:4) dhe 6:3, për të arritur triumfin e tretë në New York, me cka ka barazuar amerikanin Pete Sampras me tituj të rëndësishëm, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Serbi i cili fitoi Wimbledon në korrik, do të ngjitet si i katërti në botë pas ka fituar njëpasnjëshëm Grand Slam.
Vetëm rivalët e mëdhenj, Roger Federer (20) dhe Rafael Nadal (17) kanë të fituar më shumë.
Për argjentinasin, Del Potro, kjo ka qenë finalja e parë në Grand Slam që prej më 2009 kur kishte fituar US Open.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.