Novak Gjokoviq ka shkuar në gjysmëfinale të turneut “Italian Open”, pasi mundi grekun Stefanos Tsitsipas, 4-6 7-5 7-5 në sete.
Serbi ishte duke shkuar në rrugë të mirë për fitore, por shiu e ndali lojën kur ishte në setin e dytë, njofton klankosova.tv.
Numri një i botës në tenis e ktheu energjinë që e la para se të ndërprehet loja.
Gjokoviq të shtunën pret italianin Lorenzo Sonego në gjysmëfinale.
Nga ana tjetër, vendi i dytë në botë, Rafael Nadal, është duke e luajtur ndeshjen e tij të gjysmëfinales kundër amerikanit Reilly Opelka.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.