John Millman, i cili mposhti Roger Federerin për të avancuar në çerekfinale të US Open, nuk arriti të mund edhe Novak Gjokoviq i cili ia mbylli aventurën australianit me rezultat 6-3 6-4 6-4 në sete.
29-vjeçari nuk mundi të barazojë intensitetin e ndeshjes kundër Gjokoviq, i cili po luan turneun e tij të 12-të amerikan slam, transmeton Klan Kosova.
"Ndeshja ishte pothuajse tre orë. John ishte kundërshtar i fortë, ai është me të vërtetë një luftëtar i madh”, ka thënë Gjokoviq pas ndeshjes.
Ai do të ballafaqohet në ndeshjen e radhës kundër japonezit Kei Nishikori.
Serbi është kampion i dyfishtë në US Open.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.