Gjatë viteve të fundit, çiftet që po kalojnë një "divorc gjumi", pasi rutina e tyre mund të mos jetë gjithmonë e njëjtë.
Por, çka nëse në të vërtetë ndokush ka probleme për të fjetur kur partneri nuk është aty? Psikologët klinikë kanë disa këshilla.
“Pas nja dy netësh që nuk keni fjetur mirë, do të flini. Pra, është e rëndësishme t'i jepni vetes një shans për të eksperimentuar pa personin në mënyrë që të mësoni se mund të flini siç duhet pa të”, tha Dr. Joshua Tal. një psikolog klinik me qendër në Nju Jork.
Ndërsa, Dr. Wendy Troxel, një psikologe klinike thotë se disa nga arsyet pse nuk mund të flemë pa partnerin lidhen edhe me rutinën e krijuar, shkruan CNN, përcjell klankosova.tv
“Tingulli i frymëmarrjes së partnerit, ngrohtësia e trupit të tij pranë jush si dhe ndjenja e të qenit më e sigurt dhe më e mbrojtur – ua qetësojnë mendjen, dhe ndikon për gjumë më të mirë”, tha ajo.
Ajo madje shton se të fjeturit të përqafuar ka efektet e veta.
“Ekziston edhe efekti pozitiv i përqafimit, mbajtjes së duarve ose seksit para se të bini në gjumë, gjë që mund të stimulojë hormonet e lumturisë si oksitocina, e cila redukton stresin”, shtoi tutje Troxel.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.