Protesta e paralajmëruar nga këngëtari Labinot Rexha para Klan Kosovës, ka kaluar e qetë, ndonëse i njëjti është gjobitur nga Policia e Kosovës për mos-paralajmërim.
Gjatë protestës, Labi pati një thirrje për produksionin e Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar që ta vendosin në televotim në mënyrë që publiku të vendosë nëse ai duhet të jetë pjesë e edicionit të katërt.
Artisti poashtu deklaroi se brenda shtëpisë më të famshme në vend nuk futet për para, por ka histori të ndryshme për t’i treguar, dhe siç tha ai, “jam dikushi”.
“Edhe Ramiz Lladrovcit iu bë e padrejta, por doli kampion. Sa e kam marrë seriozisht unë, po ta merrte kaq seriozisht edhe Qeveria, do të bëhej moti. Po bëhet e padrejtë ndaj meje, kam një karrierë 30-vjeçare. Jam këtu jo vetëm për veten por për të gjithë artistët. Nuk vuaj për para, nuk futem aty për para. Besoj që jam dikush. Le ta qesin në televotim dhe le ta vendos publiku. Duhet të më thërrasin ata, jo unë”, u shpreh Rexha, njofton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/protesta-te-klan-kosova-policia-gjobit-labinot-rexhen/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.