Turqia sot solli në shtëpi një shtetas turk bashkë me tre fëmijët e tij nga Suedia, pasi që u infektua me koronavirus por nuk iu dha trajtimi.
Një ambulancë ajrore turke u largua nga Aeroporti i Malmo në 9 të mëngjesit në orën lokale (0700GMT) dhe mbërriti në Aeroportin e Esenboga në Ankara në 1:30 p.m. koha lokale (1030GMT), shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova
Pas kontrolleve rutinore të shëndetit, pacienti Emrullah Gulusken dhe tre fëmijët e tij u dërguan në Spitalin Sehir të Ankarasë.
Në Malmo, Suedi, Gulusken testoi pozitiv për COVID-19, por iu mohua trajtimi nga autoritetet.
Vajzat e tij Leyla dhe Samira ndanë postime në mediat sociale, duke kërkuar ndihmë.
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca ndërmori një veprim të shpejtë dhe e ktheu familjen në Turqi.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.