Një i mitur është arrestuar nga Policia, në rrugën “20 Qershori” në Istog, pasi nuk i është ndalur për kontroll zyrtarëve policorë.
Pas ndalimit, i njëjti ka ofenduar dhe kanosur policët, thuhet në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë arrestimit, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Nëna e të miturit gjithashtu ka penguar punën e policisë gjatë aksionit.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.