Samsung Galaxy Note II, HTC One mini dhe One mini 2 kanë mbetur jashtë listës së paisjeve që do të përditësohen me Android Lollipop. Këtë e kanë konfirmuar vetë prodhuesit.
Në një njoftim në Facebook, Samsung Gulf tha se Note II nuk do të përditësohet në Lollipop edhe pse më parë ishte konfirmuar një përditësim i tillë. Por, jo vetëm Note II ka mbetur pa Android Lollipop.
Pak javë më parë u njoftua se edhe Galaxy S4 mini nuk do të merrte përditësimin Lollipop, sipas Samsung, shkaku i “kufizimeve të memorjes”.
Jashtë do të mbeten edhe dy modelet e para të HTC One mini. Në Twitter kompania lajmëroi se HTC One mini 2 nuk do të përditësohej në Android Lollipop për shkak të rënies së performancës, si edhe HTC One mini (M7).
Pra, po deshët të mos ngeleni pa Android Lollipop bleni telefonët e fundit të këtyre kompanive.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.