Ka vdekur në moshën 94-vjeçare, iraniani i quajtur si "njeriu më i ndyrë në botë", i cili nuk u pastrua për vite të tëra.
Amou Haji kishte refuzuar të përdorte sapun dhe ujë për më shumë se gjysmë shekulli, nga frika se do të sëmurej.
Iraniani, i cili jetonte në provincën jugore Fars, kishte shmangur përpjekjet e mëparshme të fshatarëve për ta pastruar atë. Por, sipas mediave vendase, Haji më në fund i është dorëzuar presionit dhe është larë disa muaj më parë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ai u sëmur pak më vonë dhe vdiq të dielën.
Ndryshe, iraniani mbetet temë e diskutimit nëse mban rekordin për të kaluarën më të gjatë pa bërë dush.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.