Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj ka diskutuar mbi aksidentet e shumta me fatalitet që po ndodhin në Kosovë.
Për emisionin “Ora Shtatë”, Dedaj tha se situata po përsëritet për shkak që nuk janë të krijuara organet kompetente, transmeton Klankosova.tv.
“Të gjitha institucionet e shtetit nuk janë të organizuara si duhet”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Ndërsa sipas tij, strategjia është mënyra kryesore se si të ulen aksidentet, si dhe vdekjet në komunikacion.
https://www.youtube.com/watch?v=Q1CD27OrxI0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.