Komisioni për Arsim ka mbajtur takim me krerët e SBASHK-ut, ku u diskutua për çështjen e grevës.
Rrahman Jasharaj, me bashkëpunëtorët e tij, i arsyetuan kërkesat e tyre, për mosrealizimin e të cilave e akuzuan qeverinë.
Këta ritheksuan qëndrimin se janë të gatshëm për kompromis.
Ymer Ymeri nga SBASHK-u, duke komentuar hapjen e shkollave, tha se numri i tyre është shumë i vogël, derisa sipas tij nëse vazhdohet me këtë tempo të fillimit të mësimit, duhet edhe 3 vjet qe të hapen të gjitha shkollat.
Kryegrevisti, ndër të tjera, theksoi se ndihet i rrezikuar dhe i pasigurt, si pasojë e mosdistancimit të deputetëve e ministrave nga linçimet që po i bëhen.
Megjithëse takimi zgjati afro tri orë, nga diskutimet nuk u nxorën propozime apo rekomandime se si të dilet nga greva.
https://www.youtube.com/watch?v=7oub_XtvUJY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.