Partia Socialiste është ajo që ka arritur rezultatin më të mirë sa i përket zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.
Ndryshe nga dita e djeshme, kur mungonin informacionet e mjaftueshme për ecurinë e procesit të votimit, sot nga 1 mijë e 865 vendvotime janë numëruar një pjesë e konsiderueshme e votave dhe PS-ja tashmë ka siguruar 83 mandate, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, një rezultat më të dobët ka shënuar Partia Demokratike, pavarësisht deklarimeve të mëhershme për një fitore të mundshme.
I vetmi qark ku socialistët kanë ngecur është ai i Shkodrës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit po kryesojnë me vota ndaj kundërshtarëve politikë.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/vnVj-zZNO0I
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.