Në pjesën e dytë të emisionit NIN me Alaudin Hamiti, minutat e rezervuara ishin për të ftuarin, boksierin shqiptar Nuri Seferi.
Shumë televizione të famshme botërore transmetojnë meçe të boksierit shqiptar Serferi, e që ky i fundit jo rrallë herë shprehë ndjenjat patriotike që ai bartë.
E për shkak të këtij patriotizmi që ai shfaq sa herë që mundet, Nuri Seferi njihet si ‘’Tysoni Shqiptar’’, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë Nuri Seferi në NIN, gjithashtu rrëfeu ngjarje përgjatë rrugëtimit të tij nga Gostivari, por që sipas tij ka hasur në disa mosmarrëveshje nga policia maqedonase.
‘’Padrejtësitë nuk më pëlqejnë dhe shpesh më ka ndodhë të provokohem nga policia maqedonase dhe në momentet që unë nuk jam fajtor jam në rrugën e drejtë kam kokëfortësinë time’’
‘’Nuk toleroj të na anashkaloj dikush, nuk toleroj të tallet dikush me ne siç kanë bërë me shekuj sllavët, nuk është e nevojshme në këtë kohë diçka e tillë’’, tha Nuri Seferi, në NIN, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.