Në Prizren, nga sonte, ka nisur edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtë dhe dokumentarit "DokuFest", i cili për 9 ditë sjell më shumë se 200 filma nga e gjithë bota.
Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit "DokuFest", në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që sonte ka gjallëri në Prizren, si në kohën para pandemisë.
"Pak a shumë, atmosfera u ngjan viteve se si kanë qenë para pandemisë COVID-19, ka shumë njerëz. Ka një gjallëri të theksuar qysh nga sonte dhe ne mendojmë që e njëjta atmosferë do të jetë edhe në ditët në vazhdim".
Ndryshe, në programin për edicionin e 21-të do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese, të cilët do të shfaqen në kinematë e Prizrenit.
https://www.youtube.com/watch?v=pU6f6WGE7MM
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.