Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me një filxhan kafeje.
Pamja dhe era e kafesë së sapo përgatitur janë të mjaftueshme për të sjellë një buzëqeshje në shumë fytyra dhe gjithashtu për t'u dhënë energji njerëzve.
Sidoqoftë, ashtu si çdo gjë tjetër, kafeja gjithashtu ka avantazhet dhe disavantazhet e saj.
Është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm gjatë konsumimit të kafesë.
Nutricionistja, Rashi Chowdhary tregon se sa sasi e kafesë është e shëndetshme.
"Kafeja është e mbushur me antioksidantë, funksionon mirë për të rritur nivelin e energjisë. 250 mg konsiderohet e shëndetshme", th ajo.
Megjithatë, pirja e kafesë ndikon ndryshe në çdo organizëm, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
"Për shumicën e njerëzve, të konsumosh rreth 400 mg kafeinë konsiderohet e sigurt. Por nëse jeni nervoz, keni stres apo po përjetoni rrahje të shpeshta të zemrës, kjo mund të tregojë se toleranca juaj ndaj kafeinës është e vogël", shtoi nutricionistja.
Tutje, ajo thotë që nëse doni të zvogëloni sasinë e kafesë, këtë duhet ta bëni gradualisht.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.