Kësaj të premte ka njoftuar kompania Nvidia se do të përheq nga tregu 88.00 tabletë Nvidia Shield.
Ata janë prodhuar në korrik të vitit 2014 dhe korrik 2015 ndërsa tash duhet të tërhiqen nga tregu për shkak të problemeve me baterinë.
Nxehja e baterisë jashtë masës ka shkaktuar probleme madje duke e dëmtuar tërë pajisjen.
Për të rregulluar këtë problem duhet të instalohet një version tjetër i një softueri më të përsosur, njofton kjo kompani.
Për të qenë pjesë e këtij zëvendësimi duhet pasur opsionin Y01 të Nvidia, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.