Nxënësit e shkollës "Abaz Ajeti" në Gjilan janë në hall nga qentë endacakë.
Nga videot e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihen një numër i qenve teksa sillen rreth kësaj shkolle, duke iu shkaktuar frikë nxënësve.
Fenomeni i qenve endacakë dhe i sulmit të tyre ndaj qytetarëve, nuk është i rrallë në Kosovë.
Ndërkaq, vetëm dy ditë më parë, një qen hyri në një shkollë në Shirokë të Suharekës, e për pasojë tre nxënës pësuan lëndime.
Kështu pati bërë me dije zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
"Tre nxënës të shkollës së fshatit Shirokë të Suharekës janë lënduar si pasojë e sulmit që morën nga një qen", pati thënë Gashi për Klankosova.tv.
https://m.youtube.com/watch?v=JazEftR8U_Q
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.