Oda e Afarizmit të Kosovës (gjatë një takimi që ka pasur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë diskutuar për mosfunksionalizimin e zonës ekonomike, vonesën në pranimin teknik të objekteve, mungesën e hapësirave për bizneset që ofron kjo komunë dhe tema të tjera.
Bëhet e ditur se OAK gjatë këtij takimi adresoi shumë kërkesa dhe probleme që ka biznesi dhe sfidat që hasin bizneset, si nga ana e nivelit qendror ashtu edhe në atë lokal.
Nga ana tjetër kreu i Prishtinës shprehu interesim që të ketë bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, sepse sipas tij në këtë mënyrë do të përfitojnë shumë bizneset, duke thënë që është interes i dy anshëm që të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe takime të rregullta me Komunën e Prishtinës.
Të dy palët u pajtuan që mungesa e informacionit e vështirëson të bërit biznes në Kosovë, andaj takimet e përbashkëta me bizneset dhe Komunën janë të mirëseardhura.
Gjithashtu krijimi i një oferte për bizneset nga Komuna do të jetë me interes të madh çoftë për bizneset ashtu edhe për Komunën e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.