Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gati 500 milionë njerëz mund të sëmuren brenda dhjetë viteve, për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.
Sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti, depresioni dhe demenca, pritet të prekin miliona njerëz në mbarë botën deri në 2030, për arsye se nuk merren me aktivitete sportiv, transmeton klankosova.tv.
Sipas rekomandimeve të OBSH-së, të rriturit duhet të angazhohen në të paktën 150 minuta fizik, ose dy orë e gjysmë në javë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht stërvitje intensive, por që ecja me biçikletë, ose ecja me shpejtësi ndihmon për të qenë në formë më të mirë dhe parandalon sëmundjet.
Pandemia e koronës e përshpejtoi më tej tendencën e drejt dembelizmit në aktivitetin fizik.
Mjekimi i njerëzve në mbarë botën, që janë sëmurë vetëm nga mungesa e aktivitetit fizik, do të kushtojë rreth 300 miliardë dollarë deri në vitin 2030.
Një ekspert i OBSH-së tha në Gjenevë se këto para mund të përdoren për të trajnuar 100 milionë mjekë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.