Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se agjencia e tij nuk ka fshehur informacione për koronavirusin për asnjë vend.
Trajtimi i pandemisë nga ana e OBSH-së është kritikuar ashpër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ai ka thënë se OBSH-ja ka dështuar të menaxhojë me shpërthimin e koronavirusit, ndërsa javën e kaluar, Trump e ka urdhëruar administratën e tij që t’i ndërpresë fondet për OBSH-në, transmeton Klan Kosova.
Tedros tha se rreth 15 përfaqësues të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë akredituar në OBSH qysh në muajin janar dhe janë mbajtur vazhdimisht të informuar.
“Ne nuk kemi sekrete në OBSH. Sapo të marrim informacione, i raportojmë ato sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish”, tha Tedros.
Ai paralajmëroi se mosmarrëveshjet politike mund t’i dëmtojnë përpjekjet për të shpëtuar jetë.
“Ju e dini se nga vi unë. Unë di për luftën. Di për varfërinë. Di për sëmundjen. Di se si vuajnë njerëzit në të gjitha kushtet. Di se si vriten njerëzit për shkak të varfërisë”, tha Tedros, i cili vjen nga Etiopia.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.