Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, ka uruar klubin e ragbit ‘Peja Eagles’ për fitore ndaj skuadrës kundërshtare ‘Skopje Wild Boars’.
Ai gjithashtu ka njoftuar admiruesit e këtij sporti se fitoren e skuadrës kosovare do të mund ta shikojnë në kanalin Klan Kosova duke filluar nga ora 22:00.
"Sot organizuam ndeshjen e parë zyrtare të turneut të meshkujve. Ndeshja u zhvillua në mes Skopje Wild Boars dhe Peja Eagles. Ndeshja ishte mjaft atraktive, e drejtë dhe në fund përfundoi me fitore të ekipit vizitor me rezultat 38-24. Shënuesi i parë i këtij turneu ishte Denis Dautaj nga ekipi Peja Eagles. Ne falënderojmë Skopje Wild Boars për mikpritjen e treguar".
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ambasadorit O'Connell në Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.