Ish-basketbollisti amerikan Lamar Odom ka reaguar pas postimit të fundit në llogarinë e tij të Facebook, duke thënë se nuk ishte diçka e publikuar nga ai.
Në postimin kushtuar ish të dashurës së tij, yllit të televizionit, Khloe Kardashian, Odom ka mohuar të ketë shprehur ndjenjat për modelen, ngaqë ai nuk ka më qasje në atë llogari, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
"Më mungon mikja imë më e mirë”, shkruhej në postim krahas një fotografie të çiftit të përqafuar së bashku.
"Unë jam njeri ashtu si gjithë të tjerët, por e kuptoj që i zhgënjej njerëzit dhe do të paguaj për të përgjithmonë dhe kjo është gjithashtu në rregull”, u tha tutje në një koment poshtë fotografisë.
Përfaqësuesja aktuale e Lamar, Gina Rodriguez, ka zbuluar se pas postimeve fshihet një menaxher i vjetër i ish-sportistit.
Ajo ka thënë se Lamar ka luftuar shumë për t’i rifituar qasjet në llogaritë e tij sociale, pasi kishte ndërprerë lidhjet me menaxhmentin e tij të vjetër.
Por, rrjeti social Facebook është i vetmi që nuk i është kthyer ende Odomit.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.