Oda Ekonomike e Kosovës njofton që në mes të akterëve të rëndësishëm, përfaqësuesve nga ministritë, ambasadat, donatoret dhe komuniteti i biznesit publikoi të gjeturat kryesore të studimit bazë për sektorin e riciklimit.
Me anë të një komunikate për shtyp, bëhet e ditur se studimi ofron një pasqyrë të përgjithshme të zinxhirit të vlerës së riciklimit në Kosovë, duke ofruar informata rreth gjendjes aktuale, nevojave, potencialit, dhe barrierave të sektorit. Studimi vë në pah nevojën për përkrahjen e mëtejshme të zhvillimit të sektorit të riciklimit, adresimin e sfidave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij sektori drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
“Studimi do të ndihmojë që të hapet rrugë për integrimin e konceptit të ekonomisë qarkore në modelet e biznesit në këtë sektor. Ai ofron rekomandime për akterët relevant në përcaktimin e politikave që ndihmojnë zhvillimin e sektorit të riciklimit në Kosovë”.
“Përgatitja dhe publikimi i studimit është bërë në kuadër të projektit ‘Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës’ që zbatohet nga OEK, mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane”, thuhet mes tjerash në kumtesë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.