Emiratet e Bashkuara Arabe kanë miratuar një ligj me të cilin të gjithë ata që ofendojnë apo kërcënojnë në internet do të burgosen apo gjobiten. Gjobat për këtë shkelje arrijnë deri në 45.000 mije funta.
Agjencia e lajmeve “Emarat Al Youm” ka raportuar se një banor i Emirateve tashmë është gjobitur me 45.000 mijë funta për shkak të dërgimit të një mesazhi ofendues përmes WhatsApp. Në fakt, fillimisht ai ishte dënuar me 500 funta, por Gjykata Supreme urdhëroi kthimin në rigjykim sepse dënimi ishte “shumë i butë”.
Muajin e kaluar, autoritetet e Emirateve të Bashkuara arabe paraljmëruan se të gjithë ata që dërgojnë simbolin e gishtit të mesëm përmes aplikacioneve të ndryshme do të dënohen sipas ligjit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.