Boksieri profesionist KSI, ka bërë "ofertën e tij përfundimtare" për të luftuar rivalin Jake Paul, duke i propozuar një meç mes tyre në maj të vitit të ardhshëm.
Paul do të përballet me legjendën e boksit Mike Tyson më 15 nëntor, ndeshje kjo e cila fillimisht ishte paraparë për 20 gusht. Data e meçit ndryshoi për shkak të një problemi shëndetësor të Tysonit.
KSI, ndërkohë, është vendosur të kthehet në ring më 31 gusht në një ndeshje kundër Slim Albaher dhe Anthony Taylor, shkruan Mirror.co, përcjell Klankosova.tv.
Në një video që njoftonte për ndeshjen kundër Slim dhe Taylor, KSI propozoi përsëri një meç me Paul.
"Unë shoh që ai e ka riplanifikuar luftën e tij me Mike Tyson.Kështu që tani Majk do të jetë edhe më i vjetër kur të luftojë”, tha ai.
"Dua të them, Jake Paul dhe Netflix duan të bëjnë atë që duan, kështu që gjithçka mirë. Por sot unë do të bëj ofertën time përfundimtare. Maj 2025, ju jep gjithë kohën në botë për të qenë gati dhe ne mund ta bëjmë atë në Amerikë, vetëm për t'ju bërë pak më të lumtur”, shtoi KSI.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.