Microsoft ka njoftuar se se aplikacionet e paketws Office mund të shkarkohen nëpërmjet Google Play.
Më parë, aplikacionet Word, Excel dhe PowerPoint ishin në dispozicion vetëm për tabletët Android, ndërsa tani çdokush që ka një telefon inteligjent që operon me sistemin Android 4.4 ose më të ri mund t’i shkarkojnë dhe t’i përdorin këto aplikacione.
Word, Excel dhe PowerPoint mund të shkarkohen falas në telefonat Android, dhe vijnë me blerjet brenda aplikacioneve për ata që duan veçori më të avancuara Microsoft Office në telefonat e tyre inteligjentë.
https://www.youtube.com/watch?v=UudBCuiCAkQ
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.