Tenisti zviceran Stanislas Wawrinka është fitues i edicionit të sivjetmë të Roland Garros.
Ai në finale mundi serbin Novak Djokovic 3:1 (4:6, 6:4, 6:3, 6:4)
Wawrinka, 30 vjeçar, i dha fund serisë prej 28 fitoreve rresht të Djokovic.
Zvicerani fitoi Grand Slamin e dytë, pas atij të Melbourne në vitin 2014.
Djokovic nuk ia arriti të bëhej tenisti i tetë në histori që do t’i kompletonte të katër titujt Grand Slam.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.