Përfaqësuesi i OKB-së në Nepal, Jamie McGoldrick ka thënë se vonesat në dogana e ndihmave po pengon operacionet humanitare në Nepalin e shkatërruar pas tërmetit të 25 prillit.
“Autoritetet nuk duhet të përdorin kontrollin e zakonshëm në dogana, si në kohë paqeje, në një moment kur duhet të punojnë me procedura të përshpejtuara për tejkalimin e krizës”, deklaroi McGoldrick.. Jam në dijeni të fakteve se disa donatorë të mëdhenj janë të frustruar nga inkompetenca për të mundësuar dërgimin e ndihmave në zonat e goditura”, theksoi përfaqësuesi i OKB-së.
Ai bëri me dije se tashmë ndihmat janë grumbulluar në aeroportin e Katmandusë, në vend se t`ju shkojnë njerëzve të cilët kanë nevojë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.