Festivali i birrës i njohur si "Oktoberfest" në Gjermani që kishte planifikuar të mbledhë qindra mijëra njerëz nga 18 shtatori deri më 3 tetor në Mynih është anuluar.
Kjo është viti i dytë me radhë që ky festival është anuluar si shkak i pandemisë COVID-19, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Situata shëndetësore në Gjermani mbetet shumë e "pasigurt" për mbledhjen më gjithëpërfshirëse të të gjithëve këtë vjeshtë, tha ministri bavarez, Markus Soder".
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar kur u anulua ky festival ishte hera e parë pas 70 vjetësh.
https://klankosova.tv/oktoberfest-anulohet-per-here-te-pare-pas-70-vjetesh-ne-gjermani-por-jo-edhe-ne-kine/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.