Regjisori Oliver Stone ka sugjeruar që aktori Ryan Gosling po humb kohë duke bërë filma si “Barbie”.
Goslingu luajti rolin e Kenit në filmin e vitit të kaluar nën regjinë e Greta Gerwigut, duke u nominuar për BAFTA për aktorin më të mirë në rol dytësor.
Mirëpo Stone e ka kritikuar filmin por edhe Goslingun për zgjedhjet e tij të fundit.
“Ryan Goslingu po e humb kohën e tij nëse po e bën atë punë për shkak të parave”, ka thënë Stone për City A.M.
“Ai duhet të bëjë filma më seriozë. Ai nuk duhet të jetë pjesë e infantilizimit të Hollivudit”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.