Reshjet e shiut që prekën komunën e Mitrovicës në janar të këtij viti, lanë pasoja goxha të mëdha. Më së shumti u prek Qendra Multifunksionale "Omni Sport", e cila tash e tre muaj vazhdon t’i ketë jashtë funksionit disa pjesë.
Vërshimet sipas, menaxherit, Sami Zeka, i preken të gjitha pajisjet, të cilat më pas u detyruan t’i pastronin me stafin, duke bërë të pamundurën që t’i rikthejnë në funksion. Që kjo qendër të kthehet në gjendjen e mëhershme, kërkuan ndihmë edhe nga institucionet.
Nga komuna e Mitrovicës treguan se këtë problem e kanë proceduar në nivelin qendror, anise nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje. Sanimi i këtij problemi, sipas vlerësimeve të ekspertëve komunalë, kap vlerën prej 1 milionë e 600 mijë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=YDWoCsArEG4
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.