Mbi 1 milion njerëz kanë bërë kërkesën për të blerë telefonin inteligjent OnePlus 2. Kompania njoftoi se në vetëm 64 sekonda ajo ka shitur 30 mijë njësi. Shitjet janë mbyllur përkohësisht në dyqanet në internet të OnePlus në Kinë. Shtetasit kinezë që nuk arritën të blejnë një pajisje në raundin e parë, do të kenë një tjetër mundësi më 11 gusht. Nuk dihet akoma sa njësi do të shiten në raundin e dytë, por është e sigurt se nuk do të zgjasë për më shumë se një minutë shitja e tyre. Në Kinë nuk është nevoja për ftesë, por vetëm për blerësit ndërkombëtarë.
Versioni bazik i OnePlus 2, me 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, kushton 320 dollarë apo 295 euro, ndërsa versioni me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë kushton 389 dollarë.
Për kaq para ju do të mund të merrni një telefon me dy vende për karta SIM, ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, procesorin Snapdragon 810, kamerë 13 megapikselë dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.