OnePlus është, ose më mirë të themi ka qenë një kompani jo fort e madhe, por që ka prodhuar një telefon të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për OnePlus One, që ishte një prej smartfonëve të buxhetit mesatar më të jashtëzakonshëm të vitit të shkuar.
Sivjet kompania ka paralajmëruar versionin e dytë të telefonit që do të quhet OnePlus 2. Dhe, për të vazhduar traditën e sjelljes së smartfonëve të veçantë, këtë herë duke sjellë memorie 4GB LPDDR4. Ky version i memories, krahasuar me atë LPDDR3 është dyfish më i shpejtë dhe harxhon të njejtën energji.
Pritet që smartfoni të kushtojë më pak se 450 dollarë, që nuk është shumë e madhe, por megjithatë është për rreth 150 dollarë më i shtrenjtë se versioni paraprak.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.