Në llogarinë zyrtare në Twitter, OnePlus postoi një foto ku shihet se do të organizojë një event më 1 qershor. Ngjarja do të organizohet me qëllim të prezantimit të smartfonit të ri të kësaj kompanie.
OnePlus 2 është pritur të prezatohet në tremujorin e tretë të këtij viti, që fillon më 1 qershor.
Siç mund të shihni edhe në foton e mësipërme, shkruhet “Koha për ndryshim”. Mbetet të pritet ndryshimi që do të sillet.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.