OnePlus është një nga kompanitë më të veçanta në tregun e smartfonëve.
Dy produktet e saj të kaluara OnePlus One dhe modeli i ri OnePlus Two kanë bërë bujë që nga dita e parë e daljes në treg.
OnePlus One ishte një nga telefonët më të mirë në raport çmimi dhe performance.
Por ndërsa specifikat harduerike ishin të krahasueshme me të gjithë smartfonët tjerë në treg, dizajni linte për të dëshiruar.
Kjo ndërroi në modelin e ri, OnePlus Two, që veç harduerit pati përmirësime të ndjeshme edhe në strukturë dhe materiale. Me këtë rast normalisht u rrit edhe çmimi.
Dhe OnePlus, e mësuar që krijoj pajisje me çmim jo shumë të lartë solli një tjetër telefon - OnePlus X.
OnePlus X është një kombinim pothuaj i përkryer i harduerit, dizajnit dhe materialeve me të cilat është ndërtuar.
https://www.youtube.com/watch?v=zulLRv0GFhM
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.