Shoqata e Onkologëve në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë, Dermatologjisë dhe me Përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës të martën nisën shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për melanomën, apo kancerin e lëkurës.
Një aktivitet i hapur për qytetarët në sheshin "Zahir Pajaziti" me qëllim informimi dhe vetëdijesimi lidhur me këtë sëmundje që sipas onkologëve është mjaft agresive, u dhanë këshilla dhe ekzaminime bazike falas.
Të gjithë ata që kanë nishane dhe benga në lëkurë sipas vullnetit ju nënshtruan një kontrolle falas me dermatoskop, e cila tregon se a ka ndryshime lëkurore, apo jo, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Shoqatës së Onkologëve, Arben Bisilmi tha se melanoma është kancer i lëkurës që shfaqet në ndryshimet në nishanet dhe bengat, teksa theksoi se beteja më e madhe e tyre është vonesa në diagnostikë dhe si e tillë kjo sëmundje e cila zbulohet në stade të avancuara ka edhe mbijetesë të vogël.
Për më tepër ky ndërgjegjësim jorastësisht mbahet në maj, ngase nis sezona e nxehtë dhe fillon ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Ndaj onkologu Bislimi theksoi se parandalimi është i domosdoshëm, sidomos në zonat ku njerëzit kanë nishane dhe benga.
Vetëm përgjatë tremujorit të parë në këtë vit Onkologjia ka diagnostfikuar 11-13 raste të reja me melanomë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
https://www.youtube.com/watch?v=utEcXaeBPjw
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.