Reshjet e shiut të para disa ditëve dhe ujërat e zeza e vërshuan përdhesen e Klinikës së Onkologjisë, në të cilën ndodhet radioterapia dhe shërbime të tjera radiologjike.
Kësisoj aparaturat milionëshe u zhytën në ujë, derisa u desh intervenim edhe i zjarrfikësve dhe ekipeve teknike komunale pos atyre të QKUK-së.
Shërbimi i radioterapisë është jashtë funksionit dhe aktualisht ekipet e mirëmbajtjes po bëjnë analizimin e gjendjes së këtyre pajisjeve.
Gjendja e krijuar ua pamundësoi pacientëve që përballen me kancer ta marrin terapinë ditore të rrezatimit, të cilët në plan ditor janë 70-80 sosh.
Sipas onkologut Arben Bislimi, ndërprerja e kësaj terapie ndikon në trajtimin dhe gjendjen e këtyre rasteve, ngase radioterapia është tretman ditor.
Megjithatë, kjo klinikë edhe në të kaluarën është ballafaquar me të tilla situata, por jo sikur kjo e tanishmja.
Nga ShSKUK-ja bëjnë me dije se Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime se si do veprohet më tutje në trajtimin e rasteve me radioterapi.
https://www.youtube.com/watch?v=dMs3X79QxPQ
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.