Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani.
Në Munchenin veriore, ka nisur një operacion i madh nga njësitë e specializuar.
Sipas gazetës
Bild, atje në orët e hershme rreth orës 4:40, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, transmeton Klankosova.tv.
Zjarrfikësit morën lajmin se një ndërtesë banimi po digjej, ku edhe një burrë u gjet i vdekur.
Dyshohet se i njëjti i cili mbante me vete edhe një çantë në shpinë, e kishte mbushur shtëpinë e prindërve me eksplozivë, duke i vënë flakën me ç'rast edhe ka pësuar vet.
Po ashtu, në afërsi të Liqenit Lerchenau edhe një person tjetër u gjet me plagë nga të shtënat me armë.
Aktualisht, nuk dihen shkaqet e këtij rasti të rëndë, teksa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.