Një vajzë 6 vjeçare nga një fshat i vogël në Etiopi ka kryer me sukses operimin që i shpëtoi jetën.
Ajo iu nënshtrua një operacioni për ta hequr një tumor të madh në fytyrë që po i kufizonte aftësinë për të marrë frymë ose gëlltitur.
Nagalem Haile lindi me një tumor, që mund të ishte vdekjeprurës, në nofullën e saj i cili vazhdoi të rritet me kalimin e viteve me rrezikun që mund të çante ose bllokonte plotësisht rrugët e frymëmarrjes.
"Ndërsa zgjerohej tumori enët e gjakut me mure shumë të holla bëheshin shumë të pasigurta. Edhe trauma më e vogël mund të rezultonte në hemorragji të madhe… e cila mund të ishte fatale”, ka thënë Dr. Milton Waner, një nga kirurgët që e kreu këtë operim fort të rrezikshëm në Spitalin “Lenox Hill”.
Haile nuk mund të merrte përkujdesje mjekësore në fshatin e saj të vogël në Etiopi, ku nuk kanë telefona, ujë të pijshëm ose energji elektrike dhe do të “vdiste nga uria ose ngulfatej” pa ndërhyrje mjekësore.
Por, falë një zyrtari qeveritar të SHBA-së i cili e takoi Haile vitin e kaluar gjatë një misioni dhe filloi të kërkojë në gjithë botën për mjekë që ishin të gatshëm ta kryenin këtë operim të rrezikshëm tumori u hoq.
Haile ka buzëqeshur dhe ka falënderuar mjekët e saj në një konferencë për media. Babai i saj tha se ai është lutur gjatë gjithë kohës sa e bija e tij po operohej dhe ka falënderuar Zotin kur e ka kuptuar që ajo ia ka dalë me sukses, derisa ka falënderuar edhe stafin mjekësor.
“Po qaja më herët, por tani po buzëqesh falë Zotit. Ajo është krejt ndryshe pas operimit. Ajo luan dhe shijon çdo aktivitet jashtë shtëpisë. Ka një ndryshim të madh. Zoti i bekoftë doktorët, sepse pa ta kjo nuk do të ishte e mundur”.

●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.