Karabinierët u ftuan me urgjencë ta rrethojnë një klinikë private në Palermo të Italisë.
Kjo kur u kuptua se brenda saj, të hënën erdhi për mjekim, bosi i shumë kërkuar i mafias, Matteo Messina Denaro.
Kapjen e 60 vjeçarit që ishte në kërkim që tre dekada, u kumtua me krenari nga policia.
"Si pjesë e hetimeve të koordinuara nga Prokuroria Publike e Palermos, arrestuam të arratisurin Matteo Messina Denaro në një kujdes shëndetësor. objektin ku ai shkoi për trajtime” deklaroi, Pasquale Angelosanto, komandant i korporatës speciale të ROS Karabinieri:
Denaro që konsiderohej shefi kryesor i Cosa Nostra-s ishte i fundit nga tre bosët e nivelit të lartë të mafias të arratisur për një kohë të gjatë, të cilët për dekada i kishin shpëtuar kapjes.
Ai është gjykuar në mungesë dhe u dënua për dhjetëra vrasje për të cilat do të përballet me dënime të shumta të përjetshme.
Bosi i mafias mbahet përgjegjës edhe për dy sulme me bomba në Siçili në vitin 1992 që vranë prokurorët kryesorë antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellin
Ndër krimet e tjera të tmerrshme për të cilat ai u dënua është vrasja e djalit të vogël të një gardiani mafioz, i cili u mbyt dhe trupi i tij u tret në një kazan me acid.
https://www.youtube.com/watch?v=QvoOonOgc60
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.