Planin e kishin krejt të qartë, puna e parë ishte shkatërrimi, e dyta djegia.
E në të tretën duhej të siguroheshin që të gjithë qytetarët shqiptarë që ishin brenda këtyre shtëpive të banimit, të largoheshin me forcë nga Kosova përmes kufijve në Shqipëri e Maqedoni, dhe të mos kishin ku të ktheheshin.
Me këtë operacionin që e pagëzuan “Patkoi” të cilin e realizuan sidomos gjatë periudhës janar-qershor 1999, autoritetet serbe deshën spastrim etnik në Kosovë, njofton Klankosova.tv
E 26 vjet më vonë, 21 prej drejtuesve të këtij plani policor e ushtarak që janë identifikuar me emër e mbiemër e që jetojnë në Serbi, do të përballen me aktakuzën në mungesë të cilën e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.
Atdhe Dema, prokuror i rastit, tha: “Sipas provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, të pandehurit, të cilët janë në numër, kanë ushtruar kontroll dhe autoritet mbi forcat e armatosura në territoret përkatëse të Kosovës, duke përfshirë ushtrinë e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Policinë e Serbisë”.
Nga të bëmat e këtyre, është vlerësuar që nga Kosova u larguan me persekutim arbitrarë 863,000 qytetarë.
Kjo e dhënë e të tjerat që i ka organi i akuzës, janë tashmë pjesë e dosjes, edhe pse jo të gjitha u lejuan të thuhen në këtë konferencë, ndonëse u thirr veç për këtë aktakuzë e cila është e para e këtyre përmasave e ngritur në Kosovë, ndaj eprorëve policorë e ushtarak të Serbisë.
Prokurori special dhe bashkëpunëtorët e tij, u përgëzuan për punën nga shefi, Blerim Isufaj.
Isufaj tha se aktakuza e ngritur tashmë është hap i rendeishëm për të vendosur drejtësi për vuajtjet e shaktkuara ne Kosovë gjatë luftës.
E njëjta pritet të vlerësohet fillimisht nga Gjykata Themelore e Prishtinës, departamenti special, e më pastaj të vazhdohet tutje me gjykimin në mungesë, nëse deri atëherë nuk arrestohet ndonjëri nga serbët e kërkuar. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=UZiG_Z1DD1c
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.