Vërejtje kishin kur kryeministri Albin Kurti nuk u raportonte se për çfarë marrëveshje do të shkonte në Bruksel.
Por hiç më të kënaqur nuk janë as tani partitë opozitare, edhe kur vet kryeministri u deklarua nga Belgjika se çfarë pati në tavolinën që ndante bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e diplomatët evropianë, raporton Klan Kosova.
“Derisa në marrëveshjen e vitit 2015 ishte theksuar se statuti i Asociacionit do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese për të marrë miratimin e saj, sot fjalën Gjykatë Kushtetuese nuk e kemi askund”, ka thënë Shqipe Pantina nga LDK.
E nga Partia Demokratike e Kosovës, thonë se Kurti e ka pranuar një marrëveshje e cila nuk e ka njohjen në qendër.
Derisa, të hënën, i pari i qeverisë deklaroi se pranimi i planit franko-gjerman, do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por sipas tij, ishte pala serbe që nuk e bëri këtë.
/Klankosova.tv
Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
https://youtu.be/bjrviN6RDZA
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.