Tri partitë jo shumicë të Kuvendit të Kosovës, të enjten iu vërsulën mazhorancës me kritika për vonesën e vendimit për targat.
Të njëjtit thanë se marrëveshja e së mërkurës mbrëma në Bruksel ishte një lloj drame.
Qeveria nuk mori lëvdata as sa i përket nivelit të seriozitetit të treguar, derisa thanë se kryeministri Albin Kurti u tregua kokëfortë kur nuk i dëgjoi këshillat që ia dha opozita e as ato të amerikanëve.
Ndryshe nga ta, Armend Muja i Vetëvendosjes u bëri thirrje partive opozitare për konsensus nacional në këtë periudhë që ai e ka quajtur jetike për vendin.
https://www.youtube.com/watch?v=ns0rtKRM1lE
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.