1 shtatori nuk i gjeti në vendin tyre të punës mësimdhënësit edhe të enjten kur do të duhej të fillonte mësimi, ata po qëndrojnë në grevë dhe mbrapa kërkesave të tyre.
Mosplotësimi i asaj se çfarë po kërkojnë dhe qasja e kryeministrit Albin Kurti ndaj grevistëve po e shqetëson opozitën.
"Albin Kurti i cili dikur premtonte kthimin e trurit në Kosovë sot po merr vendime pa tru. Albin Kurti u ka shpallë luftë mësimdhënësve duke i lënë pa paga vetëm se janë në grevë, duke kërkuar të drejtën e tyre”, ka thënë deputetja e Partisë Demokratike Eliza Hoxha.
Këtë gjendjen në arsim, nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se e solli vetë Kurti për shkak të mungesës së komunikimit me grevistët.
Mësimdhënësit i kanë adresuar kërkesat e tyre dhe nuk kanë gjetur mbështetje dhe as dialogim të mirëfilltë nga kjo qeveri”, ka thënë anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu.
Derisa vendimin për ndalimin e pagave të atyre që janë në grevë këta e quajnë tërësisht joligjor.
https://www.youtube.com/watch?v=ncI8QaVnlNk
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.