Oliver Ivanoviqin e ngriti në piedestal me fjalët më të larta. Por, kryeministri Albin Kurti, me epitetet që i dha politikanit serb në 5 vjetorin e vrasjes së tij, u ulë fortë poshtë në sytë e kundërshtarëve opozitarë.
Këta të fundit reaguan menjëherë të nervozuar për lëvdatat që i pari i qeverisë bëri ndaj ish kryetarit të iniciativës qytetare, bile atë edhe në gjuhën serbe.
Nga PDK thanë se Kurti thuri elozhe për Ivanoviqin kurse për LDK-në me këtë gjest të “turpshëm” i pari i qeverisë po mundohet t’i fitojë zemrat e serbëve.
E, ndryshimi i deklarimeve të Kurtit si opozitar e tani si krye-qeveritar po u duket ofenduese edhe AAK-së, ndaj nga kjo parti thanë se videoja e publikuar ka qenë shokuese për ta.
https://www.youtube.com/watch?v=1PwGUXdKbNs
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.