Kokë më kokë, pushtet e opozitë i bëri bashkë vetingu.
Por, në takimet Ekzekutiv – PDK - AAK, qëndrimet ishin krejt të ndryshme për atë se si duhet të kryhet ky proces.
Andaj, përafrimi do të synohet edhe përmes takimeve të grupeve parlamentare me të parin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pavarësisht kësaj, PDK nuk do të lëshojë pe, në propozimin që vetingut të kryhet përmes Kuvendit, njofton Klan Kosova.
LDK-ja ka vendosur t’i refuzojë takimet. Ato i konsideron të vonuara.
Nga AAK-ja i thanë Klanit se nuk kanë besim që qeveria aktuale ka numrat dhe kapacitetin që ta realizojë këtë projekt që kërkon konsensus të brendshëm politik.
https://www.youtube.com/watch?v=mvV5sLjGAzE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.