Nga katër mbledhje të komisioneve parlamentare të martën, dy dështuan. Kjo ndodhi në Komisionin për Ekonomi dhe atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku kuorumi u var nga opozitarët.
Për shkak të dështimit, u kthyen pa raportuar edhe dy institucionet, KOSTT-i e Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
Bojkotuesja totale e votimeve në kuvend është Partia Demokratike e Kosovës. Hajdar Beqa nga ky subjekt thotë se dështimet e pushtetit për ta siguruar shumicën janë shenjë se duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.
Këso probleme nuk pati në Komisionin për Shëndetësi dhe atë për Mjedis. Në këtë të fundit votuan edhe deputetët e LDK-së e AAK-së.
Kryesuesja Fitore Pacolli nga Vetëvendosje, thotë se në përgjithësi, opozita nuk duhet ta pengojë punën në komisione, sikur në seanca.
Javët e fundit, opozita ka pamundësuar miratimin e disa ligjeve e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa i ka dështuar edhe dy mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.
Kronikë e përgatitur nga gazetari
Haris Ademi
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=74AgvebXHkc
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.